U përfshi në skandalin e mashtrimit për të futur vajzën në shkollë elitare, dënohet aktoria

Kliko per me shume info

Para pak muajsh u zbulua një skandal i madh mashtrimi ku e implikuar mes 50 prindërve ishte edhe aktorja hollivudiane Felicity Huffman.

Ajo mori pjesë në një komplot për të futur vajzën e saj në një nga shkollat më elitare të botës.

Kliko per me shume info

U raportua se prindërit kanë paguar ryshfet deri në 6 milionë dollarë me kusht që të fusnin fëmijët e tyre në shkollat më të mira.

Mes tyre ishte edhe Huffman, aktorja e njohur për rolin e saj në filmin “Shtëpiake të dëshpëruara”, e cila ka dy vajza me bashkëshortin aktor William H. Macy.

Fillimisht u tha se dënimi maksimal për akuzat e ngritura ndaj 56-vjeçares ishte 20 vjet burg, mirëpo së fundmi pasi ajo është shpallur fajtore është vendosur që të qëndrojë 4 muaj në burg dhe të paguajë një gjobë prej 20,000 dollarësh.

Ajo ka rrëfyer në sallën e gjyqit se arsyeja se pse është bërë pjesë e skandalit është sepse vajza e saj ka një paaftësi të lindur në të mësuarit e gjërave.

loading...