Rama: Miqtë gjermanë të mirëseardhur, por negociata nuk ka

Politikë

I pyetur në konferencën e sotme për ofertën e ndërmejtësimit me palëve të ardhur nga partia CDU në gjermani, Edi Rama, ironizoi duke deklaruar se nuk ka nevojë as për gjermanë e as për amerikanë.

Rama komentoi edhe gatishmërinë e zyrtarëve gjermanë për të negociuar krizën, për të cilën kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se nuk ka nevojë për gjermanë, amerikanë, holandez francez, norvegjezë, për tu ulur e për të dialoguar, por u shpreh i vendosur në një pikë, ndërsa tha se nuk do të ketë negociata për datën e zgjedhjeve.

“Shpreh mirënjohje për CDU, parti me peshë ne PPE që i ka rënë për hise edhe PD si anëtare e familjes, që mbajtën një qëndrim korrekt dhe të qartë. Përsa i përket dialogut nuk kam nevojë as për gjermanë, amerikanë, holandez, francez, norvegjezë, për t’u ulur.

E kam thënë dhe përsëris dialogu është i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm në procesin e bashkëjetesës politike në një shoqëri që bazohet në zgjedhjet e saj te vota. E kam kërkuar këtë edhe kur s’kishte kapsolla e fishekzjarrë. Sot pala tjetër dhe vendi kanë nevojë më shumë se asnjëherë për dialog, shqiptarët nuk ua kanë borxh politikanëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vend se të mendojnë cdo të bëjnë me familjen, apo të pushojnë, duhet të festojnë vitin e ri që ëndërron imagjinata qesharake e udhëheqësve të PD dhe duhet të përballojnë zhurma që as për vit të ri kur ishin armët sheshit, nuk i dëgjomin. Sa i përket dialogut nuk diskutohet që është gjithmonë i nevojshëm për cdo gjë, jo më për të krijuar komunikimin mes njerëzve.

Në leximin tim miqtë gjermanë kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar, shumë e mirëseardhur por negociata nuk ka. Në kuptimin e një procesi negociatash që lidhet me 30 qershorit, nuk negociojmë kushtetutën e Shqipërisë. Bëmë një marrëveshje në 2017 po nuk e negociuam kushtetutën. Këto nuk shtyhen dot asnjë ditë, se presidenti mes 23 e 30 zgjodhi 30, e drejtë e tij. Pra, zgjedhjet do mbahen më 30 qershor e në këtë pikë, s’kam asnjë mundësi reale për të fantazuar, sepse është kushtetuta e Shqipërisë. Kam nderin të flas në emër të një shumice në parlament e në popull.” – u shpreh Rama

ME TE LEXUARAT