Fermerët e Elbasanit shkulin prodhimet e serave, nuk ka treg

Aktualitet

Mungesa e tregut e çmimi nën kosto ka detyruar fermerët e Jogodinës në Elbasan të shkulin prodhimet ende pa ardhur sezoni i tyre. Ata e lidhin këtë situatë edhe me fermerët sipas tyre abuzues me pesticidet, ndaj kërkojnë nga shteti që ti ndëshkojë ata, në mënyrë që të mos penalizohen të gjithë.

" E kemi shkulur, për ta mbjellë nuk e kemi menduar akoma sepse do ta mbjellim por ku do ta çojmë prodhimin. Nuk dimë me çfarë ta mbjellim. Speca, tranguj, domate, nuk ka çmim asgjë".

Më të dëmtuarit janë ata që kultivuan kungull, që shitet me vetëm 10 lek për kilogram.

"100 lekë nuk është asgjë, nuk ja vlen as krahu i punës".
"Gjynah nga Zoti, është në gjysmë të prodhimit kungulli, është një dëm i madh"

Diskutimi për përdorimin e pesticideve sipas fermerëve ka trembur konsumatorin, ndaj ata kërkojnë që shteti të vërë përpara përgjegjesisë abuzuesit .

"Duhen kapur magazinierët, shteti duhet ti drejtohet magazinës dhe ta nxjerrë ku ka hyrë ky helm".

"Shteti ti kontrollojë këto gjërat, të na shitet malli se ne jemi të punësuar te tokat tona".

ME TE LEXUARAT