Unazë me flokët e tij, vajza merr propozimin më të çuditshëm për martesë

Kliko per me shume info

Propozimi me një unazë të bukur nga ana e partnerit është një moment i veçantë për të gjitha femrat. Por jo gjithmonë femrat janë të kënaqura me zgjedhjet e modeleve të unazës që partneri mban në dorë.

Një grua ka marrë një unazë të pazakontë, e cila ishte e bërë me flokët e të dashurit të saj. Ajo nuk ka nguruar ta postojë foton në rrjetet social ku komentet kanë qenë të shumta.

Kliko per me shume info

“Ai tashmë është i fejuari im. Ai më propozoi më një unazë të bërë nga flokët e tij”, shkruan ajo, duke e shoqëruar posimin me shumë emoj.

Ndërsa komentuesit shkruajnë: I fejuari…? Unë nuk e pranoja kurrë një njeri që do më propozonte me një unazë të tillë…

–Jam kurioz të di, nga i ka gjetur gjithë këto flokë të gjatë?

-Qenka një djalë shumë i çuditshëm. ..

Por, përtje komenteve, ajo është shprehur se e do të dashurin e saj, dhe nuk ka rëndësi fare unaza. /tvklan.al

loading...