Shpërthimi u merr jetën katër policëve

Kliko per me shume info

Një bombë e improvizuar e manipuluar me një motor dhe me sa duket duke synuar një automjet të policisë shpërtheu afër një xhamie në qytetin pakistanez perëndimor Quetta të hënën, duke vrarë të paktën katër policë dhe duke plagosur 11 civilë, thanë zyrtarët.

Nuk ka ende ndonjë grupim që ta ketë marrë përsipër sulmin, i cili është zhvilluar me siguri në kohën e Ramazanit, muaj i shenjtë për myslimanët, raporton “Reuters”.

Kliko per me shume info

Shefi i policisë së Quetta Abdul Razzaq Cheema tha se të katër të vdekurit ishin të gjithë policë, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 2 efektivë të tjerë.

loading...