Protestat në Tiranë, reagon zyra qendrore e OSBE në Vjenë: Jemi të shqetësuar për dhunën!

Kliko per me shume info

Zyra qendrore e OSBE ka reaguar ne lidhje me protestat ne Shqiperi. Kryetari i OSBE-së në detyrë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Sllovakisë Miroslav Lajçák, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Tomas Greminger, Kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSBE PA) George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë parlamentare te OSBE-së, Roberto Montella dënuan ashpër përdorimin e dhunës nga protestuesit gjatë fundjavës në kryeqytetin e Shqipërisë, si dhe kërcënimet dhe përpjekjet për intimidim drejtuar Shefit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Reagimi i plotë
Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, e dënuan sot me forcë përdorimin e dhunës nga protestuesit e kësaj fundjave në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, si dhe kërcënimet dhe përpjekjet për frikësim drejtuar Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri si dhe Organizatës në përgjithësi. Po ashtu, ata u bënë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të tregojnë vetëpërmbajtje

Kliko per me shume info

Kryetari i Radhës, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së theksuan se e drejta për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është një parakusht themelor i një shteti demokratik. Por institucionet e forta vendase – përfshirë, sidomos, një parlament të efektshëm – janë gurë themeli të demokracisë dhe thelbësore për qëndrueshmërinë politike dhe shtetin e së drejtës. Dhuna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare janë të papranueshme.

Ata falënderuan autoritetet shqiptare, që e morën menjëherë në mbrojtje banesën e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së dhe i nxitën të gjitha palët të tregohen të përmbajtura gjatë protestave të sotme. “Trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik.

Ato ndërpresin çdo mundësi për dialog – pra, çdo mundësi për të gjetur gjuhën e përbashkët. Ne u bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve politikë, si edhe qytetarëve të Shqipërisë të tregojnë përgjegjshmëri, të protestojnë paqësisht dhe të veprojnë me vetëpërmbajtje. OSBE-ja do të vijojë të mbështesë procesin demokratik në Shqipëri”.

“Zgjatja e krizës do të pengonte, pashmangshmërisht, përparësitë strategjike të brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Ka ardhur koha të krijohet një platformë vendase për dialog, e cila të përfshijë të gjithë aktorët relevantë, përfshirë të gjitha partitë, shoqërinë civile dhe botën akademike, për të kapërcyer dallimet dhe për të punuar së bashku në shërbim të interesit më të lartë të Shqipërisë”.

loading...