Lista e PS për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Gaz Paja e Redi Jupi tek “fituesit”

Kliko per me shume info

Eshte zbardhur lista emerore e kandidateve të PS për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Në dokumenti, shihet se PS dhe Veliaj I kanë besuar një miksi emrash që vijnë nga fusha të ndryshme. Megjithatë baza është e përbërë nga personalitete të politikës, figura që kanë qënë pjesë e qeverisë Rama në vitet e fundit.

Kliko per me shume info

Lista kryesohet nga Bardhylka Kospiri I cili ka punuar zv.Ministre në krah të Veliajt, ndërkohe që ndiqet nga mjeku I njohur Orjon Gliozheni.

E treta vjen Mira Kapisyzi ndërsa Adrian Civici është hyrja e re në Këshill nga lista e PS. Në listë të sigurtë janë edhe Klodeta Dibra, Luan Bregasi, Sonila Qato, Romina Kuko, Arta Dollani, Aldrin Dalipi, Toni Gogu, Teuta Vodo, Ornela Cuci e Besfor Lamallari, pothuajse të gjithë zv.ministra në qeverinë “Rama”.

Në dhjetëshen e parë ajo që bën përshtypje është përfshirja për herë të parë e dy figurave, aktori Gazmend Paja dhe ish futbollistik Redi Jupi.

loading...