Kate Middleton dhe Princ William nuk e kanë takuar ende Archie-n: Ja arsyeja

Kliko per me shume info

Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë më 6 maj, pasi sollën në jetë djalin e tyre Archie. Edhe pse Archie sot është vetëm 5 ditësh, aktualisht është fëmija më i fotografuar në botë, ka takuar Mbretëreshën e Anglisë dhe mori një dhuratë nga Oprah.

Megjithatë duket se dy nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tij si Kate Middleton dhe Princ William nuk e kanë takuar Archien. Shkaku për këtë është se çifti ka qenë gjatë kësaj kohe në udhëtime të ndryshme për organizatat të cilat mbështesin jashtë Londrës dhe kjo ka bërë që ata të mungojnë në momentin e rëndësishëm të lindjes së Archiet.

Kliko per me shume info

Megjithatë disa ditë më parë princ William u shpreh me shaka për një intervistë se:

“Jam absolutisht i lumtur. Unë jam shumë i lumtur që mirëpres vëllain tim në shoqërinë e mungesës së gjumit që quhet prindërim”.

loading...