Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ceremonia për Kacifasin, kthehen mbrapsht në kufi 9-të shtetas grek

Ndërkohë që ditën e sotme në kishën e fshatit Bularat po mbahet mesha në kujtim të Kostandinos Kacifas i cili u vra përpara 6 muajsh nga forcat e RENE-as gjatë një përplasjeje me armë, dhjetra ekstremistë grek janë nisur drejt këtij fshati.

Burimet bëjnë me dije se në pikën kufitare të Kakavijës janë bërë përforcime për shkak të 6 -mujorit të vdekjes së Kacifasit ditën e sotme.

Mësohet gjithashtu se në këtë pikë kufitare janë kthyer mbapsht nga policia 9 shtetas grek 5 prej të cilëve me arsyen se cënonin sigurinë publike ndërsa 4 të tjerë për mos plotësim kushtesh për udhëtimin drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, ceremonia e sotme për Kacifasin është reklamuar edhe në postera nëpër rrugët e Janinës. Në këtë ceremoni do të mbajë fjalim edhe peshkopi i Konicës që njihet si ekstremist dhe antishqiptar.

Kostandinos Kacifas, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, u vra më 28 tetor 2018, në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarri me efektivët e RENEA-s.

Ashtu sikurse, në ceremoninë e 40-ditëshit edhe kjo e sotmja, në nderim të viktimës kanë marrë pjesë shumë persona nga shteti fqinj, por edhe familjarë e banorë të fshatit. /faxweb

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Comments are closed.