Vini re! Ja si ta kuptojmë nëse nishani është normal apo kancer lëkure

Soft

Kanceri i lëkurës – si melanoma, baziliomë, karcinomë skuamoqelizore – shpesh fillojnë si ndryshime në lëkurë.

Melanoma mund të lind mbi një nishan ekzistues, por mund të vendoset edhe mbi një lëkurë normale.

Kur vendoset mbi një nishan, melanoma është më e lehtë të diagnostikohet, pasi që nishani të transformohet në melanomë kërkon një farë kohe. Është totalisht i diagnostikueshëm me sy të lirë.

Dermatologët ndjekin rregullin ABCDE për të zbuluar shenjat paralajmëruese të kancerit të lëkurës:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Asimetria

  • Nishani është jo simetrik. Krijoni një vijë imagjinare në nishane dhe krahasoni nëse është simetrik në të dyja anët.

Bordura

  • Ndryshon kufiri apo bordura – nga e rrumbullakët bëhet e thepisur, e vijëzuar dhe e çrregullt.

Ngjyra

  • Nuk ka një ngjyrë uniforme,  por disa nuanca ngjyrash –  e kuqërremtë, kafe, blu, e bardhë ose e kuqe.

Diametri

Nishani është më i madh se goma e një lapsi.

Evolium

  • Po ndryshon – tkurret, rritet, zmadhohet, ndryshon ngjyrë ose fillon të acarohet dhe rrjedh gjak

ME TE LEXUARAT