Juventus-Atalanta do luhet në mbrëmje, bardhezinjtë përgatisin festën e titullit

Kliko per me shume info

Ndeshja e javës së 37 mes Juventusit dhe Atalantës, e parashikuar për më 19 Maj, në orën 15:00 në stadiumin “Allianz Stadium”, është vendosur që të luhet në orën 20:30.

Vendimi ka ardhur nga Liga italiane e futbollit, e cila ka marrë një kërkesë nga klubi bardhezi, duke qenë se këta të fundit kanë planifikuar festime për titullin kampion mbrëmjen e të dielës.

Kliko per me shume info

Sipas mediave italiane, klubi i Atalantës ka qenë kundër kësaj ideje, por në fund e ka pranuar, ndërsa tashëm drejtuesit e Juventusit kanë nisur përgatitjet për festën, që do të nisë në stadium dhe do të përhapet në qytetin e Torinos. /Supersport

loading...