Abuzuan me të miturën, prokuroria kërkon 33 vite dënim për 3 persona

Aktualitet

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga 15 vite burg për Enea Sinanin dhe Elton Drapin pasi akuzohen kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni një një vajzë 15-vjeçare.

Ata janë vënë në pranga në vitin 2016, dhe sipas prokurorisë janë fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të të miturve.

E dëmtuara Melida Lekica ka qenë e vetmuar dhe pa familje, dhe kjo situatë ka bërë që Sinani dhe Drapi të përfitonin duke e shfrytëzuar.

Pjesë nga dosja e prokurorisë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga aktet e administruara në dosje rezulton se i pandehuri Elton Drapi është banor i qytetit të Tiranës dhe është njohur ne rrethana rastesore me te demtuaren Melida Lekica, e datëlindjes 17.02.1998. E dëmtuara e mitur, Melida Lekica, ka deklaruar se ne muajin Dhjetor te vitit 2013 eshte njohur rastesisht ne nje lokal me te pandehurin Enea Sinani qe punonte kamarier tek bar “Nee York”.

Ky i fundit pasi ka mësuar situaten e te dëmtuares, e ka mare dhe e ka derguar tek lokali i vellait të vet shtetasit Klajdi Sinani qe ndodhet tek Komisariati nr.4, Tirane. Melida perfaqesonte nje vajze te mitur te shkeputur nga familja e saj dhe qe nuk kishte asnje person qe mundej te interesohej per te. Melida iu ka treguar se nuk kishte vend ku te rrinte dhe as ku te jetonte. I pandehuri Enea Sinani ka mare ne telefon nje shokun e tij te quajtur Koli i cili ka mundesuar strehimin e Melides. Koli ka shkuar dhe pasi eshte njohur me Meliden tek lokali ku ishin me Enean k 3 Tonin dhe shoqen e tij Sara.

Kane rene dakort qe ta strehojne Meliden tek shtepia e Sares, dhe kane organizuar cdo gje me qellim qe ta perdornin si prostitute. Gjate kesaj kohe Melida eshte shfrytezuar per prostitucion nga i pandehuri Elton Drapi dhe te gjitha parate e fituara i merrte Elton Drapi.

Melida Lekica ka arritur te evidentoje shfrytezuesin e saj shtetasin me emrin Toni leu sipas saj e ka pare ne rruge nje dite duke dale me makinen e qendres dhe i eshte kujtuar se ai e kishte emrin Elton Drapi. Me vendim te prokurorit me date 31.07.2014 eshte leshuar autorizim per kryerjen e pergjimit, dhe vezhgimit ne vende publike per nje sere subjektesh duke perfshire dhe shtetasin me emrin Elton. Shtetasja e demtuar Melida Lekica sipas marreveshjes se bere me oficerin e policise gjyqesore ka pranuar te pergjije bisedat e saj te bera me te pandehruin Elton Drapi.

Ne bisedat e bera rezulton i qarte fakti se i pandehuri Elton Drapi perdor si prostitute te demtuaren Melida Lekica me qellim shfrytezimin e saj seksual per qellime fitimi. I pandehuri Elton Drapi ka shfrytezuar formimin dhe gjendjen vulnerabel te te demtuares Melida Lekica. Nga ana tjeter i pandehuri Enea Sinani eshte personi qe e ka derguar te demtuaren tek shtetasi Elton Drapi dhe pas largimit te kesaj te fundit nga I pandehuri Elton Drapi ka arritur ta rekrutoje te demtuaren duke e shfrytezuar si prostitute. Ne raportin e krijuar mes tyre e demtuara Melida Lekica eshte detyruar te punoje si prostitute dhe gjithashtu nga ana e te pandehurit Enea Sinani i eshte kerkuar qe te shkojne jashte shtetit se bashku me qellim shfrytezimin e saj si prostitute.

Sa me siper rezulton se i pandehuri Enea Sinani eshte njohur ne rrethana rastesore me shtetasen e mitur Melida Lekica. Pasi ka arritur ta njohe kete shtetase dhe te marre informacion per jetesen e saj si dhe per faktin se nuk kishte njerez qe kujdeseshin per te ka organizuar veprimtarine per ta cuar vajzen tek persona te cilet merreshin me shfrytezimin e prostitucionit. Ne kete veprimtari eshte perfshire i pandehuri Elton Drapi. Ka qene I pandehuri Elton Drapi personi qe i ka imponuar te mitures ushtrimin e prostitucionit.

Dhe shtetasja Salie Kovaci duke qene se ushtronte dhe vete prostitucion pergatiste terrenin per ushtrimin e veprimtarise nga ana e te mitures dhe nga ana e saj. Te gjitha te ardhurat i merrte i pandehuri Elton Drapi. Ne funksion te ketij procedimi penal jane marre dhe te dhena nga vezhgimet. Eshte konstatuar veprimtaria e shtetases Salie Kovaçi ne drejtim te gjetjes se klienteve dhe vendit ku ushtrohej prostitucion.

Nga ana tjeter shtetasi Enea Sinani e ka derguar tek nje person me emrin Geri i cili e ka derguar Meliden per te ushtruar prostitucion ne nje hotel ne nje hotel ne Gramsh, konkretisht tek Hotel Tomori dhe e ka prezantuar me pronarin. Ky i fundit kundrejt pageses 20000 leke te reja ka kryer marredhenie seksuale me Meliden dhe te nesermen ajo ka shkuar ne Tirane dhe ia ka dorezuar parate Eneas.

I pandehuri Enea Sinani, ka kryer veper me veprimeve aktive te kryera prej tij qe konsistojne ne: – Gjetjen e te demtuares, – Krijimin e nje raporti me te, – Detyrimin e saj per te ushtruar prostitucion, Perfitimi prej sherbimit seksual te te demtuares, – Dergimi i te demtuares tek shtetasi Elton Drapi.

I pandehuri Elton Drapi ka kryer veper penale ne dem te shtetases se mitur Melida Lekica duke qene se me veprime aktive e ka konsumuar ate sa me poshte:- Eshte njohur me te demtuaren nepermjet Eneas, – I ka gjetur kliente te demtuares, – E ka pritur dhe e ka marre ne shtepine e tij duke jetuar se bashku me Salie Kovacin, – Ka marre te gjitha masat ne bashkepunim me Salie Kovacin duke e shfrytezuar per prostitucion, – E ka vene te demtuaren ne pozita te shfrytezimit seksual duke perfituar prej saj,

E pandehura Salie Kovaci, ka qënë e pranishme ne te gjitha situatat ne raport me te mituren Melida Lekica, – Ka marre masa per shoqerimin e te demtuares gjate ushtrimit te prostitucionit, – Ka gjetur klientet dhe ka rakorduar punet me ta, Duke patur dijeni konkrete ne lidhje me veprimet e kryera ne dem te shtetases Melida Lekica nga i pandehuri Elton Drapi.

ME TE LEXUARAT