Rriten tensionet Kosovë – Bosnje, Thaçi anulon udhëtimin në Sarajevë

Kosovë&Rajon

Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ky i fundit ka anuluar udhëtimin për në Sarajevë ku do të merrte pjesë në samitin në kuadër të takimit vjetor të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Arsyeja për anulimin e udhëtimit thuhet se është marrëdhënia bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës

Në njoftim thuhet se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës janë në nivelin më të ulët të mundshëm.

“Përkundër vullnetit politik dhe gatishmërisë sonë shtetërore që të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnje Hercegovinën dhe njohje reciproke, fatkeqësisht deri më sot ky vullnet jo vetëm që nuk është pranuar, por shpeshherë edhe është keqpërdorur”, thuhet në njoftim

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu është theksuar se për shkak të mos njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Bosnjës, ky shtet mban ende në fuqi regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

“Është paradoksale një situatë e tillë, ku përkundër luftës së përgjakshme që ka ndodhur dhe pavarësisht që ende nuk kemi një marrëveshje për normalizim, lëvizja e lirë pa pasaporta dhe pa viza funksionon ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa në anën tjetër Bosnje Hercegovina vazhdon t’i diskriminojë qytetarët e Kosovës me regjim të vizave”, thuhet në njoftim./GazetaExpress

ME TE LEXUARAT