Finalizohet fushata e Telekom Albania kundër bulizmit

Kliko per me shume info

46% e të rinjve shqiptarë preken nga bulizmi në Shqipëri. Ky është rezultati i nxjerrë gjatë dy muajve të parë të pyetësorit www.bullyproof.al. Telekom Albania filloi në shtator të vitit të kaluar një fushatë për informimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve dhe prindërve në lidhje me dukuritë e bulizmit. Ishte një grup të rinjsh që hodhi idenë e një pyetësori, që ndihmon secilin të kuptojë nëse është pjesë e problemit apo e zgjidhjes së këtij shqetësimi për shoqërinë.

Interesi për të plotësuar pyetësorin ishte mbresëlënës. Në vetëm dy muaj u plotësua nga 2,500 persona dhe rezultatet janë shqetësuese. 62.3% e atyre që u përgjigjën rezultojnë bulues ose të prirur ndaj bulizmit. 37.7% e të rinjve dalin të buluar ose të rrezikuar nga bulizmi. Më shqetësuese është shifra e 3 bulluesve për çdo të buluar. Nëse nuk merren masa të menjëhershme, tre nga dhjetë të rinj mund të bëhen bulues, ndërsa dy nga dhjetë të rinj mund të bien viktimë e bulizmit.

Kliko per me shume info

Ky angazhim u shndërrua në një fushatë të plotë komunikimi në bashkëpunim me Qendrën për të Drejtat e Fëmijëve dhe Qendrën për Fuqizim e Zhvillim. Një grup ekspertësh të fushës punuan për hartimin e pyetësorit dhe ilustrimin e tij. Situatat e përfshira në të janë testuar me mosha të ndryshme dhe i gjithë projekti u bë publik gjatë një konference me të rinj.

Në të njëjtën kohë, specialistë të këtyre çështjeve udhëhoqën orë ndërgjegjësuese më nxënësit në disa shkolla të vendit. Ngjarjet më të shpeshta sipas nxënësve, u konkretizuan në një seri tregimesh grafike, të cilat u postuan në mediat sociale dhe u ekspozuan në mjedise të ndryshme.

Në ditët e sotme, bulizmi dhe dukuri të tjera të rrezikshme ndeshen në jetën e përditshme po aq sa në botën dixhitale. Telekom Albania, si një prej operatorëve më të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve të internetit, është e angazhuar të japë kontribut në përpjekjet e gjithë shoqërisë për t’u përballur me bulizmin dhe fton të gjithë të bëhen pjesë.

loading...