Rusi, avioni në flakë. 13 viktima nga aksidenti

Bota

Një avion rus pasagjerësh ka bërë ulje emergjente në një aeroport të Moskës pas një zjarri të shpërthyer në bord.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë se si pasagjerët përdorin daljet e emergjencës për t’u larguar nga avioni, i cili shihet në filmime i përfshirë nga flakët.

Raportet e para flasin për 13 të vdekur.

Avioni ishte nisur drejt qytetit Murmansk. Ai nuk kishte shumë që ishte ngritur në ajër nga kryeqyteti rus, kur ekuipazhi lëshoi një sinjal alarmi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se në tentativën e parë për t’u ulur në tokë, avioni nuk kishte pasur sukses./tch

ME TE LEXUARAT