Ngjarja në bllok, gjykata lë të lirë Ervis Martinajn

Kliko per me shume info

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë ditën e djeshme Ervis Martinajn kundrejt një garancie pasurore prej 50 milionë lekësh të vjetra, ndërsa ai po mbahej në burg për vrasjen e ndodhur në ish-bllok me 4 tetor të vitit të kaluar.

Prokurorët e çështjes e kanë kundërshtuar këtë vendim. Lajmi konfirmohet për “Balkanweb” nga burime të Prokurorisë dhe për këtë pritet që të ekzekutohet vendimi i dhënë në Gjykata. Për ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar, Prokuroria e Krimeve të Rënda mori nën hetim 8 persona.

Kliko per me shume info

Ervis Martinaj ishte i vetmi person që qëndronte në burg për vrasjen e ndodhur me 4 tetor të 2018, ngjarje kjo e ndodhur në ambientet e brendshme të lokalit në pronësi të Redi Popeskut.

loading...