
Gjykata e Tiranes ka liruar Ervis Martinajn, një nga të akuzuarit dhe i vetmi i mbetur në qeli për masakrën e ish-Bllokut në tetor të këtij vitit 2018.
Burimet nga gjykata kane bere me dije se ai ka paguar një garanci prej 5 milionë lekësh duke fituar kështu lirinë.
Për ngjarjen e ndodhur 6 muaj më parë, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabjol Gaxha, dhe u plagosën Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, Prokuroria mori në hetim 8 persona.
Nje nga aresyet e lirimit mesohet se ka qene fakti se prokuroria nuk ka gjetur prova te rendesishme per implikimin e Martinajt ne pasojat e renda te ngjarjes se ndodhur ne zonen e ish bllokut.
Comments are closed.