Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dënohet Mbape, Messi mbetet pa rival për ‘Këpucën e Artë’

Kilian Mbape ishte një ndër protagonistët negativ në finalen e Kupës së Francës, ku PSG humbi në penallti (6-5) nga Rennes.

Francezi u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me takë gjurin e kundërshtarit të tij.


Komisioni i Disiplinës në Francë nuk e ka lënë me kaq dhe e ka pezulluar Mbapenë me 3 ndeshje.

Kështu sezoni për 19-vjeçari është i mbyllur këtu dhe ai humbet sfidat me Angers, Nice dhe Dijon.

Gjithashtu, ai humbet mundësinë të konkurrojë Lionel Messin për “Këpucën e Artë”.

Francezi ka 30 gola në kampionat dhe 36 në të gjitha kompeticionet, ndërsa Messi 34 në kampionat dhe 48 gjithsej.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Comments are closed.