A do luaje një ditë për Barçën? Përgjigjet hapur Ronaldo

Sport

Cristiano Ronaldo ka thënë se skuadra e Barcelonës nuk është në planet e tij, ndoshta shkaku i rivalitetit të krijuar kur ishte pjesë e Real Madridit.

Në një intervistë për revistën franceze “ICON El Pais”, karriera e portugezit po shkon drejt fundit dhe së fundmi ai konfirmuar se nuk do të luajë asnjë ditë me fanellën e Barcelonës.

"Unë e shoh futbollin si një mision: të shkoj në fushë, të fitojë, të jem vetvetja më e mirë. Kur futem në fushë mendoj 'Do të dribloj!' …

“Barcelona nuk është për mua”, është përgjigjur Ronaldo në pyetjen nëse do të preferonte të mbyllte karrierën në Barcelonë.

“Kam shkuar disa herë në këtë qytet për të kaluar pushimet dhe e ndjeva se ata nuk e pëlqejnë shumë Cristianon. Por është normale shkaku i rivalitetit mes dy klubeve”, përfundoi ai.

ME TE LEXUARAT