Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“E goditën qëllimisht”, vajza e Admir Muratajt padit policinë e shtetit: autorët para ligjit

Familja e Admir Muratajt, personit qe mbeti i vrarë në shkëmbimin me armë zjarri me forcat e rendit pas grabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit, ka depozituar sot një kallëzim penal në prokurori ndaj Policisë së Shtetit.

Padia është ngritur nga vajza e 47-vjecarit Murataj, përmes avokatit Arbër Hoxhaj. Kallezimi i adresohet punonjësve te FNSH-së me akuzen për vrasjen e babait të saj.

“Policia ta arrestonte, mos ta vriste Admirin. Kush qelloi mbi Admirin duhet te dale para ligjit” -është shprehur avokati i familjes Murataj.

“Admir Murataj është qëlluar për t’u vrarë. Ai që e ka qëlluar duhet të vendoset përpara drejtësisë. Mundet që edhe punonjës të policisë mund ta kenë qëlluar për ta vrarë dhe kjo duhet hetuar për t’u vënë përpara drejtësisë”, tha me tej avokati.

Nga të dhënat e para që policia dha për këtë ngjarje, u raportua se pati shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe forcave të policisë, e si pasojë e mbeti i vrarë Admir Murataj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Comments are closed.