Si kurrë më parë, liderët e nisin duke thyer vezë

Kosovë&Rajon

Në prag të samitit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor, Presidenti serb u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE dhe ndërmjetësuesen e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradi, Federica Mogherini, me të cilën, tha ai se u pajtua me rëndësinë e vazhdimit të dialogut, duke theksuar se Serbia është e gatshme të vazhdojë nesër, nëse Prishtina heq taksat.

Samiti i Berlinit vjen një ditë pas kremtimit të PAshkëve për besimtarët ortodoks dhe ashtu siç e do tradita, udhëheqësit e Ballkanit e kanë nisur me thyerjen e vezëve. Një portal serb ka publikuar një foto teksa shfaqet, Federica Mogherini së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, të buzëqeshur duke thyer vezët.

Më herët presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia është gati ta rifillojë që nesër dialogun nëse Kosova do të vendoste heqjen e taksës 100% për mallrat serbe.

“Kemi pasur një bisedë të mirë, mua më duket se jemi plotësisht dakord me rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne thamë sapo tatimi të hiqet, jemi të gatshëm ta vazhdojmë dialogun nesër, nëse kjo do të ndodhë apo jo, varet prej nesh,” i tha Vuçiç gazetarëve pas një takimi me Përfaqësuesin e Lartë.

ME TE LEXUARAT