Zyrtari gjerman: Djegia e mandateve vendim i gabuar, PD të hyjë në zgjedhje

Kliko per me shume info

Deputeti i Bundestag-ut i cili është edhe Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian, Christian Petry e ka kritikuar hapin e opozitës për të djegur në grup mandatet duke e cilësuar si diçka të gabuar.

Në një takim që zhvilloi me gazetarët në ambasadën gjermane, Petry u ka bërë thirrje dy partive më të mëdha opozitare, përkatësisht PD dhe LSI si dhe partive të tjera, që të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit, ku nuk la pa përmendur edhe rëndësinë e Reformës në Drejtësi.

Kliko per me shume info

“Reforma në drejtësi në Shqipëri është arritje historike. Duhet ende luftë kundër krimit dhe drogës.

Djegia e mandateve është hap i gabuar nga opozita. PD të futet në zgjedhjet e 30 Qershorit. Qeveria dhe opozita të dialogojnë.

Ata mund të angazhohen më me shumë forcë dhe energji”, tha Petry në takimin me gazetarët.

loading...