Berisha: Bie tavani i maternitetit në Tiranë, lëndohen nëna e fëmijë, flet drejtoresha

Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet sociale se mbrëmjen e djeshme tavani i një dhome është rrëzuar në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.

Sipas qytetarit që ka dërguar sms-në ngjarja është mbajtur e fshehtë, pavarësisht se disa prej të lënduarve janë future në reanimacion.

Por drejtoresha e materintetit “mbreteresha geraldinë” Eliona Demalia, e pyetur nga mediat, nuk pranoi të flasë dhe të komentojë ngjarjen.

Postimi i Berishës:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nje skandal i vertet ne maternitet qe fshihet!
Ndrikull Manasterliu dhe policia fshehin ngjarjen.

Lexoni denoncimin e pacientit dixhital. sb

Mirmbrema z.Berisha , ju informoj se mbrem tek materniteti tek treni esht shembur tavani ne nje dhome me dhe ka zen posht gra e fmij , dhe vendi esht pastruar brenda 1 ore , disa jan ne reanimacion nje grua ka psuar frakture te klavikules dhe shpatulles per tjera nuk dihet , ka ardh dhe drejtoresha urgjent mbrem dhe bente presion ce te pastrohet urgjent. Por sot ne mengjes ne mbledhjen e mengjesit mjeket nuk u informuan per ngjarjen asnje fjale dhe drejtoresha nuk erdhi fare ne mbledhje anonim ju lutem.

ME TE LEXUARAT