Përplasje me FNSH në hyrje të Shkodrës, protestuesit i bllokojnë rrugën Ramës

Kliko per me shume info

Qytetarët e Shkodrës dhe anëtarët e PD i kanë blokuar rrugën ditën e sotme kryeministrit Edi Rama.

Të pranishëm në këtë protestë janë dhe ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia. Ky i fundit është shprehur se Policia po provokon qytetarët.

Kliko per me shume info

“Kjo protestë është kundër kryeministrit më të paaftë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, mikut të bandave kriminale të drogës. Forcat e Policisë po provokojnë qytetarët që po protestonin në mënyrë paqësore.” u shpreh Spahia.

Protestuesit mbajnë në duar pankarta “Shkodra nuk gjunjëzohet” dhe thërrasin “Rama ik”.

Ndërkohë ka pasur ndërhyrje dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pasi në vendngjarje janë djegur disa goma.

Sipas Policisë, protestuesit nuk kanë lajmëruar për zhvillimin e kësaj proteste dhe mendohet se do të ketë dhe shoqërime në rajon.

loading...