Ngjarja e Rinasit/ Del në skenë dëshmitarja që rrëzon skemën e Policisë

Kliko per me shume info

Akuzohej nga policia si një nga personat që kishte marrë pjesë në grabitjen e Rinasit, por e reja Elona Bici ka treguar se ajo prej 1 viti nuk kishte ardhur në Shqipëri, por edhe se nuk kishte qenë asnjëherë police.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Elona u nxori horrave, fytyrën që kanë. Sipas tij, tani është duke u përgatitur dëshmitari tjetër i rremë ‘Fredi Alizoti 3’.

Kliko per me shume info

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Elona i nxori horrat te pafytyre siç janë!

Dështim spektakolar i operacionit Fred Alizoti Bis.

Do hidhet ne treg dëshmitari i rreme Fred Alizoti 3.

Te dashur miq, dita e djeshme shenoi dështimin spektakolar dhe përfundimtar te skenarit te montuar te njohur me emrin kod Fred Alizoti Bis. Pas nje farse te damkosur akuzash ndaj njerezve qe nuk kishin asnje lidhje me vjedhjen shteterore te shekullit por me eksperience ne skenar kalp, te perdorur per maskimin e vjedhjes se pare, dje skenaristet i nxori cullak horra siç jane e akuzuara e radhes, femra sipas tyre ish police Elona Bici.

Skenaristet e skenarit Fred Alizoti Bis, autoret e vertet te grabitjes se shekullit e akuzonin Elonen se ajo kishte qene ne operacion madje edhe ne barkun e avionit te thaset, se kishte marre pjese ne djegien e furgonit dhe transferimin e thaseve me para etj etj.

Ne amoralitetin e tyre autoret e grabitjes se shekullit e akuzuan Elonen edhe per marredhenie intime me njerin prej anetareve te bandes.

Por fale nje gazetareje investigative, Elona Bici iu tha shqiptareve me ze dhe ne figure se ajo prej nje viti ndodhej ne Gjermani dhe se nuk kishte veshur kurre uniformen e policise.

Keshtu, pas trillimeve vulgare te djegjes se parave nga Vasal Kimiku dhe atyre te puntorit te nje servisi per kunata, dajo, etj etj, Alkond Bengasit, te akuzuar dhe perdorur edhe per grabitjen e vitit 2016 u mblodh dje me urgjence shtabi i grabitjes shteterore te shekullit me ne krye kreun e meduzes Edivin Kristaq Hajnin dhe nenkryetar Gjeneral Kanabisin, Ndrikull Reformaton dhe Don Agaçion dhe ne panik e te tronditur gjer ne palce urdheruan badiguardin e Eskobarit gjer sot ne dreke te kete gjetur Fred Alizotin e trete dhe skenarin e tij origjinal, mundesisht qe te lidhe grabitjen me terroristet. Te presim, afati i ultimatumit skadon ne ora 14:00!

loading...