Mister në Greqi, shqiptari 29-vjeçar gjendet i pajetë në mes të rrugës

Kliko per me shume info

Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në mes të rrugës nga një kalimtar në zonën e Ammoudara, Heraklion në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se trupi i viktimës i përket një shqiptari 29-vjeçar, ndërsa mjekët kanë pohuar paraprakisht se dyshohet se ka qenë përdorues droge, çka i ka sjellë edhe vdekjen.

Kliko per me shume info

Pranë trupit të të pajetë janë gjetur gjithashtu edhe prova të marrjes së lëndëve narkotike, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

loading...