Vetëvendosja proteston kundër kryeprokurorit të Kosovës

Kliko per me shume info

Ka nisur protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, para ndërtesës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Një numër i madh i qytetarëve tashmë janë mbledhur para kësaj ndërtese ku po kërkojnë shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Kliko per me shume info

Protestuesit po mbajnë në duar disa pankarta “Pa drejtësi, nuk ka qetësi”, “Po drejtësisë, kundër hajnisë”, “ Lum e Zi”, “Me drejtësi kundër servilizmit”, etj.

Ndërkohë, një kordon i gjatë i Policisë së Kosovës është vendos para objektit të Prokurorisë së shtetit.

Përveç qytetarëve në protestë po marrin pjesë edhe lideri i VV-së, Albin Kurti dhe deputetë të kësaj partie si, Glauk Konujfca, Albulena Haxhiu, Fatmire Kollçaku etj.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë para protestuesve se Kosova dhe qytetarët e saj nuk meritojnë prokurorë frikacak.

Haxhiu ka thënë se protesta e sotme dhe ato të radhës do të jenë paqësore deri në largimin e PANhajnisë.

“Aq pak punë po bëhet brenda kësaj zyre, saqë ka qenë e domosdoshme të mblidhemi në këtë protestë. Aq keq po funksionon prokuroria saqë është i domosdoshëm mesazhi i ardhjes sonë këtu. Protesta jonë do të jetë paqësore, por fjalët tona duhet të dëgjohen. Me hajna nuk ka shtet, pa drejtësi nuk ka paqe, protestat tona do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se duhet të largohen të gjithë ata prokurorë që punojnë ashtu siq kërkon pushteti.

“Jemi këtu sepse po të kishte sistem të drejtësia, PANhajnia nuk do të mund të qëndronte në pushtet as edhe një ditë. Por, ball ma, koha e PANhajnisë, e këtyre që ia kanë zënë frymën këtyre institucioneve ka përfunduar. Qytetarët dhe Kosova nuk meritojnë prokurorë frikacak”, ka thënë Haxhiu.

Ajo në fund të fjalimit të saj ka thënë se ky është vetëm fillimi dhe se nuk do të ndalen me protesta deri në largim të PANhajnisë. 

loading...