Kryemadhi kundër Metës: LSI nuk është parti “me qetësi dhe dashuri”

Kliko per me shume info

Me një gjuhë të ashpër politike, Monika Kryemadhi është shprehur se LSI-ja e drejtuar nga ajo ka ndryshuar. Në mbledhjen e Komitetin Drejtues, Kryemadhi tha kjo parti, nuk është i ngjason më asaj të drejtuar nga Ilir Meta, ku kërkontë që t’i zgjidhte problemet “me qetësi dhe dashuri” e që kërkon stabilitet, por është partia e revoltës.

“LSI nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën që donte stabilitetin e vendit , që kishte hallin e qeverisë dhe qetësisë. Dashuri dhe qetësi me kriminalin nuk ka. Ta ketë të qarta Rama, të mos guxojë të cenojë asnjë gjë të shqiptarëve se s’do jetë përballja ligjore, por do jetë personale se s’ka për ta falur asnjëri kudo që është. I bëj të qartë Ramës që të ketë kujdes, se 4 bandat e tij janë shumë të vogla se gjithë shqiptarët. Rama ta dijë se çdo shtëpi e ka një luftëtar që të marrë shenjë at ku duhet, revolta e shqiptarëve akoma nuk ka filluar”,tha Kryemadhi,

Kliko per me shume info

Fjalën e saj, kryetarja e LSI-së e nisi duke komentuar marrëveshjen opozitare, të arritur pak ditë më parë. SIpas saj, qëllimi i kësaj marrëveshje me PD dhe partitë e tjera opozitare është një qeveri tranzitore, sipas së cilëve do të mundësojë realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këtë qëllim, Kryemadhi tha se ia ka bërë të qartë edhe faktorit ndërkomëbtarë, duke theksuar se pavarësisht çdo përpjekeve të tyre për të gjetur një zgjidhje pa arritur deri në pengimin e zgjedhjeve, ata nuk do të lëkunden nga qëndrimi i tyre.

“Beteja nuk është më për liderin. Kemi nevojë për një sistem ku çdo njëri është i barabartë. Marrëveshja jonë me opozitën dhe partitë e tjera është shumë e qartë. Qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, jo parti politike, që garanton qytetarët që të zgjedhin atë politikan që duan. Ljo marrëveshje, ku bëhen bashkë mbi 60% e votuesve shqiptarë do të thotë që është shumica e shqiptarëvë , pa llogaritur ata socialist të zhgënjyer. Sa i përket faktorit ndërkombëtare, ia kemi bërë shumë të qartë dhe jemi të palëkundur: Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çështja e precedentit: jemi i vetmi vend në botë pa gjykatë të lartë dhe kushtetuese, ku pronar i shtetit është kryeministrit, rast i paprecedentë. Do jemi në kontakt të vazhdueshëm, do jetë e pandalshme, për t’u takuar me njerëzit dhe për t’u sqaruar. Njerëzit e LSI duhet të zgjohen dhe të takojnë njerëzit që kanë qenë viktima të propagandës së Ramës. Ne duhet t’iu bëjmë të qartë që roli i LSI me PS ka qenë domethënës që ShiShqipëriapqria të marrë statusin e vendit kandidat, ka qenë vendimtar për frenimin e korrupsionit, për gjobat dhe tmerret që ka bërë për gjobat e biznesit, për lirinë e mediave. Kandidatët do të dalin nga strukturat partiake, do të futen në një proces një anëtar një votë. Jo vetëm kandidatë për deputet, por edhe për kryetar bashkie dhe këshilltar bashkiak”, tha Kryemadhi. 

loading...