Garanacia për borxhin, merr peng maqedonasin

Kliko per me shume info

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 47-vjeçar pasi ka marrë peng një shtetas maqedonas për një borxh. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.T., 47 vjeç, lindur në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë sepse dyshohet se ky shtetas i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetasit maqedonas D.S. Sipas policisë, 47-vjeçari kishte dalë garant për marrjen e një sasie lekësh që maqedonasi ia kishte marrë borxh një mikut të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

Kliko per me shume info

loading...