Aksident i rëndë, humb jetën 34 vjeçari

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur rreth orës 00:45 në fshatin Rëmej të Pogradecit.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi me iniciale M.T 34 vjeç banues në Pogradec. Ai po drejtonte makinën tip Benz.

Sipas rapotimeve të para mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT