Takimi me Sorecën, aleatët e Bashës dalin me thirrje për Metën

Aktualitet

Ka përfunduar takimi i ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca me krerët e disa prej partive opozitare.

Në këtë takim morën pjesë Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi.

Takimi pranë zyrave të BE-së në Tiranë, që kishte në fokus do të jetë situatën politike ka zgjatur një orë.

Në takim merrnin pjesë krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, ndërsa në përfundim të tij kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se do t’i kërkojnë një takim kreut të shtetit, Ilir Metës.
Sipas tij, Meta duhet të thërrasë një tryezë diskutimi ku të marrin pjesë opozita dhe mazhoranca.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Takimi i tyre me Sorecën vjen pas firmosje së marrëveshjes me dhjetë pika me Partinë Demokratike, për të mos lejuar më që në vend të mbahen zgjedhje farsë.

ME TE LEXUARAT