Rama kapet keq me LSI: Bëni një turn pushim dhe shpëton Shqipëria...

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama i është kthyer keq opozitës sot kur nga foltorja e parlamentit mbajti një fjalë të gjatë duke akuzuar LSI-në për blerje votash e PD-në se i kishte bërë naftën fermerëve. Por jo vetëm kaq.

Rama tha se opozita kanë dalë në rrugë se nuk vijnë dot në zgjedhje se po të vijnë në zgjedhje dalin ashtu siç hyjnë.

FJALA E KRYEMINISTRIT


Ne bëmë që ditën e parë që erdhëm në këtë sallë i dhamë të drejtën kryetarit të opozitës të flasë sa kryeministri. Unë e kam fajin që Lulzimit i mbaron pllaka e gramafonit që në minutën e 23.
Kush e ka ngrënë si ne bojën, vezën. Faji jonë është që kur i mbaruan të gjitha vendosën të ikin nga parlamenti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kush i ka dëgjuar fermerët. Ishin ata që fermerëve iu kishin bërë naftën, kur i thonë nga zona e zotit Murrizi. Kurse ne megjithëse morëm një masë të drejtë për një ekonomi konkurruese, përsëri i dëgjuam për t’ju ardhur në ndihmë duke gjetur një zgjidhje kompensimi për çdo fermer. Nuk po them kush i ka dëgjuar protestuesit poshtë dritares së km pa ia kërcitur plumbin në lule të ballit.
Tani thonë pse na prekni me gaz. Me çfarë t’ju prekim. T’ju tundim palmat që tua bëjmë më të lehtë erën nga mbrapa që të vini në pushtet.

Gazi lotsjellës, protokoll uniformë i gjithë vendeve. Aty ku nuk funksionon, kërcet dajaku, kurse këtu jo. Këtu dajakun e ha policia që rri përballë merr gurët, merr kapsollat e çfarë t’ju dalë para dhe plus duhet të ruhet edhe nga lart se mos bie ndonjë nga pema. Se ç’e kanë atë akoma se kam marrë vesh. Jemi i vetmi vend që jemi detyruar të lyejmë shtyllat me graso që të mos hipin protestuesit. Çfarë kërkojnë këta?

Jemi prapë ne që themi hajt tua lëmë një vend këtyre. Dëgjojmë dhe Murrizin që na bën histori këtu, na tregon lidhjet intime me Oerd Bylykbashin.
Mos të vijmë tek pika kyçe, reforma në drejtësi. I ka dëgjuar gjithë bota vicklat, dënglat, marrëzitë e tyre dhe përsëri janë në rrugë atje. Kanë dalë në rrugë se nuk vijnë dot në zgjedhje se po të vijnë në zgjedhje dalin ashtu siç hyjnë. Siç thotë ajo kënga nga zona ime dhe e Xhemalit, ashtu siç hyri, ashtu dhe doli. Kanë dalë në rrugë dhe thonë ju blini votat.

Të çohet dhe Myslim Murrizi, një problem kishim si të ruajmë votat se do na i blejë fallxhorja. Nuk kemi pasur problem PD-në por simotrën tonë, LSI-në. Dhe tani daja Tit këndon çdo ditë këngën të shpëtojmë Shqipërinë nga ata që na blejnë votat. Shpëtojeni, shkoni në shtëpi dhe Shqipëria ka shpëtuar. Bëni provë, të rrijë LSI një turn pushim nuk ka blerje votash. Bëjeni pra!

ME TE LEXUARAT