Rama i prerë: Zgjedhjet nuk ndalen dhe as nuk shtyhen!

Kliko per me shume info

“Me përfundimin e afatit për regjistrimin e partive për zgjedhjet e 30 qershorit, opozita e rrugës vendosi që të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve, pasi doli nga jeta parlamentare, duke dalë kundër vijës demokratike. E para e panjohur dhe e padëgjuar! E dyta jo e panjohur, por e provuar si një rrugë e vetëshkatërrimit”.

Kështu tha Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme parlamentare, teksa komentoi përfundimin e afatit të regjistrimit të partive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kliko per me shume info

Sipas tij, aty ku opozitat kanë zgjedhur të braktisin zgjedhjet, praktikisht kanë marrë mbrapsht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish të jashtëzakonshme për rindërtim.

“Në vend që të luftojnë me program dhe ide kanë zgjedhur të luftojnë me kërcënime dhe kapsolla. Opozita i përdorë qytetarët si mish për top duke u fshehur pas tyre në vend që ti udhëheqë në rrugën demokratike. Kjo është e papranueshme dhe e padëgjuar. Edhe ne nuk kemi rrugë tjetër përveçse të vazhdojmë rrugën tonë drejt zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht kërcënimeve apo rreziqeve të një procesi kur dy parti politike dhe disa kryetarë pa parti rreth tyre përbetohen se do e dhunojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur kryetarët e bashkive”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se kjo nuk është as zgjedhja dhe as faji i mazhorancës, duke thënë se kanë bërë gjithçka kanë pasur në dorë që kjo mos të ndodhë.

“Mund të bënim më shumë? Mbase! Por unë nuk e di se çfarë mund të bënim më shumë. Dy vite më parë Lulzim Basha dhe partia ishin futur në çadër, ndërsa aleatët tanë rrinin mes çadrës dhe qeverisë, në pritje që të binte qeveria dhe në vitin 2017 ne kaluam ylberin në raport me traditën politike në Shqipëri, por edhe në raport me vetë mandatin tonë, duke ndarë të gjitha përgjegjësitë e qeverisjes me ta dhe duke iu besuar atyre ministri dhe institucione të rëndësishme”, deklaroi Edi Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se zgjedhjet as nuk shtyhen dot, as nuk ndalen dot dhe as nuk diskutohen dot si vija ndarëse mes demokracisë kushtetuese dhe barbarisë politike.

loading...