Qeveria franceze shkatërron lagjen ku banonin 1000 shqiptarë

Aktualitet

“Lagjja” ku banonin 1000 persona, kryesisht shqiptarë, në Toulouse të ishullit francez Ramier, u shkatërrua sot nga autoritetet vendase.

Aksioni, i ndërmarrë nga komuna, nisi në “kampin” e emigrantëve, ku shumica janë nga Shqipëria dhe vetëm 2 janë nga Maqedonia e Veriut.

Sipas medias franceze “La Depeche.fr”, komuna e mori këtë vendim pasi njerëzit jetonin në kushte shumë të vështira.

Mësohet se azilkërkuesit ishin lajmëruar më herët për aksionin, ndërkohë që raportohet se janë dërguar në strehimore.

ME TE LEXUARAT