“Philip Morris lançon IQOS në Shqipëri”

Kliko per me shume info

Tiranë, Prill 25, 2019 – Philip Morris lançoi IQOS në Shqipëri, një pajisje novatore e cila përfaqëson një alternativë teknologjike, pa tym ndaj cigareve tradicionale. Për të shënuar daljen e IQOS në tregun shqiptar, një event ekskluziv u mbajt mbrëmë në mjediset e Oborrit Mbretëror në Tiranë, për partnerët e biznesit dhe të ftuar të kompanisë.

Pjesëmarrësit në eventin e mbajtur në kryeqytet u njohën me këtë zhvillim shkencor nga Philip Morris, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të duhanit, e cila synon ta transformojë këtë industri drejt një të bote pa tym.

Kliko per me shume info

Kompania ka investuar mbi 6 miliardë dollarë në fjalën e fundit të teknologjisë, e zhvilluar nga më shumë se 400 shkencëtarë.

IQOS është një pajisje elektronike e cila e ngroh por nuk e djeg duhanin. IQOS krijon ngrohje aq sa duhet për të çliruar nikotinë dhe shije, por pa tym, katran, hi apo erë të pakëndshme.

Andrea Ciuti, Drejtor Komercial për Vendet e Europës Juglindore, gjatë ceremonisë së lançimit të produktit të ri, tha se më shumë se 7.3 milionë duhanpirës në botë kanë kaluar tërësisht nga tymosja e cigareve tek IQOS.

“Pas më shumë se 40 vendesh, IQOS ka mbërritur më në fund edhe këtu. Ky është rezultati i dëshirës dhe përkushtimit të ekipit tonë, për të dëshmuar dhe provuar se Shqipëria është pjesë e botës moderne, se aspiratat dhe qëllimet tona janë të njëjtat në këtë vend ashtu si kudo, për të garantuar një të ardhme më të mirë për konsumatorët tanë të sofistikuar dhe ambientin e tyre. Philip Morris është i vendosur në angazhimin e tij për të krijuar një të ardhme pa tym duhani”, tha Andrea Ciuti.

IQOS do të jetë i pranishëm në tregun shqiptar nga data 25 prill dhe mund të gjendet në disa vendndodhje specifike në Tiranë. Në një fazë tjetër, IQOS do të gjendet edhe në pika të përzgjedhura në qytete të tjera të Shqipërisë.

loading...