Opozita bllokon rrugët kombëtare, konfrontime me qytetarët në Durrës

Kliko per me shume info

Opozita ka nisur protesten e rradhes me bllokimin e akseve rrugore ne vend. Gazment Bardhi tha pas bllokimit te rrugeve në Durrës se opozita do të qëndrojë sa të vendosin qytetarët ndersa rruga do te hapet për raste urgjence”.

Disa prej drejtuesve të automjeteve ne Durres janë nervozuar nga bllokimi i rruges ndërsa protestuesit kanë bërë disa tolerime duke lënë të kalojnë disa makina me familjarë dhe fëmijë të vegjël.

Kliko per me shume info

Nderkohe në Elbasan është bllokuar vetëm aksi Elbasan-Tiranë dhe jo rrethrrotullimi në Bradashesh. Në krye të protestës janë ish-deputetët e PD, ndërsa të shumtë janë edhe efektivët e policisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu bashkua protestuesve në Milot ne zonen ku do të bllokohet rruga ndersa protestuesit kane bere thirrje Rama Ik.

loading...