Modelja e njohur ndahet nga jeta papritur

Kliko per me shume info

Modelja kanadeze, Stefanie Sherk, ndërroi jetë në mënyrë tragjike në moshën 37-vjeçare. Ishte bashkëshorti i saj Demian Bichir, i cili dha lajmin e trishtë se Stefanie u nda nga jeta më 20 prill, përmes një postimi në Instagram.

Ai nuk sqaroi më tej se cilat ishin shkaqet e vdekjes së modeles.

Kliko per me shume info

“Të dashur miq, në emër të familjeve Sherk dhe Bichir Najera, me dhimbje të thellë njoftoj se më 20 prill të 2019-s, Stefanie Sherk, bashkëshortja ime e dashur dhe e përzemërt, u nda nga jeta në mënyrë paqësore. Ishte një nga kohët më të trishta dhe të vështira të jetës sonë dhe nuk e dimë sesa kohë do të duhet që ta kalojmë dhimbjen. Prezenca e bukurisë dhe e talentit të Stefanie-s do të na mungojë shumë. Do ta mbajmë Stefanie-n në zemrën tonë gjithmonë”, shkruhej në statusin e tij në Instagram ndër të tjerash.

loading...