Ministri i Mbrojtjes: Serbia kurrë nuk do të anëtarësohet në NATO

Kosovë&Rajon

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha të mërkurën se Serbia ka zgjedhur të mbetet vend ushtarakisht neutral dhe se kurrë nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, apo e ndonjë aleance tjetër ushtarake.

Vulin i bëri këto komente në një konferencë për siguri që u mbajt në Moskë.

Ai tha se NATO-ja me bombardimet e para 20 vjetëve mbi caqet e ushtrisë serbe “ka bërë përpjekje të vrasë Serbinë, porse ka vrarë të drejtën ndërkombëtare”.

“Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, është rimëkëmbur por e drejta ndërkombëtare nuk është. Serbia është ende gjallë, por e drejta ndërkombëtare është ende e vdekur”, tha Vulin, gjatë prezantimit të tij me temën, “Siguria e Ballkanit midis sfidave globale dhe trashëgimisë rajonale”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vulin po merr pjesë në “Konferencën e Tetë të Sigurisë Ndërkombëtare”, e cila po i zhvillon punimet në Moskë nga data 24 deri më 26 prill.

Është njoftuar se Vulin do të takohet edhe me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu./Rel

ME TE LEXUARAT