Kujdes! Nëse nuk e respektoni semaforin në Kosovë do gjobiteni me 150 euro

Kliko per me shume info

Policia e Kosovës po vazhdon me marrjen e masave në mënyrë që të këtë një siguri në trafik rrugor si dhe uljen e aksidenteve të cilat shpesh po jenë fatale.

Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, në fokus janë kundërvajtësit të cilët nuk ndalen në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semafor.

Kliko per me shume info

Policia ka bërë të ditur se mosndalja në dritën e kuqe në semafor do të këtë këto masa kundërvajtëse: 150 euro gjobë, 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit motorik, si dhe tri pikë negative.

loading...