Kryemadhi paralajmëron Ramën: Tërhiqu sa nuk është vonë, akoma nuk e ka parë mosbindjen civile

Kliko per me shume info

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet sa nuk është vonë, pasi ai ende nuk e ka parë se çfarë do të thotë të vihesh përballë revoltës së qytetarëve.

Nga rrethrrotullimi i Plepave në Durrës Kryemadhi deklaroi se “akoma nuk ka filluar mosbindja civile” dhe se ai duhet të tërhiqet sa më parë nga posti i kryeministrit.

Kliko per me shume info

Kryemadhi: Pjesa më e madhe e protestave ka qenë me qytetarët e Tiranës, tashmë do të shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë. Këto nuk janë më protestat e opozitës janë protestat e qytetarëve.

Është paralajmërim për Ramën. Akoma nuk ka filluar mosbindja civile. Akoma Edi Rama nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve.

Ka vetëm 9 javë për të kuptuar ndërkombëtarët. Edi Rama nuk e ka kuptuar ende.

Sot protestat në pesë pikat kryesore janë protesta për t’i thënë Edi Ramës se je akoma vonë. Tërhiqu dhe jepu shansin shqiptarëve të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të gjithë shqiptarët që janë në Amerikë t’u telefonojë të afërmve të tyre në Shqipëri që të bëhen pjesë e protestave kundër qeverisë së krimit”.

loading...