KQZ certifikon Listën Serbe, VV sheh shkelje ligjore

Kliko per me shume info

Pas vendimit të PZAP-së, i cili e ka urdhëruar KQZ-në, që ta certifikojë Listën Serbe, ky organ automatikisht pa votat e Vetëvendosjes e ka certifikuar këtë parti.

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa PZAP e ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ta certifikojë Listën Serbe, konkretisht kandidatët e kësaj partie për kryetar të komunave veriore për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Kliko per me shume info

Menjëherë pas këtij vendimi, KQZ-ja në mbledhjen e mbajtur, automatikisht pa votat e Vetëvendosjes e ka certifikuar Listën Serbe.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, gjatë kësaj mbledhje e ka konsideruar vendimin si të plotfuqishëm.

“Ky vendim është i plotfuqishëm meqë Lista Serbë ka deklaruar që nuk ankohet ne si KQZ jemi të obliguar që ti certifikojmë kandidatët e Listës Serbe sipas urdhrit të PzAP-së”, ka thënë Daka.

Në anën tjetër, anëtari i KQZ-së, nga radhët e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, certifikimin e Listës Serbe e ka konsideruar si shkelje ligjore dhe kërkoi afat prej 24 orësh që të pritet për ankesa në Gjykatën Supreme, mirëpo këtë kërkesë nuk ia plotësuan anëtarët tjerë.

“Mendoj që në aspektin procedural po bëhet interpretim i gabueshëm. E vetmja kompetence e PZAP-është që të rishqyrtojë vendimin e vetë kështu që unë mendoj që nuk mund të certifikohet me automatizëm Lista Serbe ky është vendim i rrezikshëm që po bëhet për herë të parë në KQZ. Kjo është shkelje”, deklaroi Rrustemi.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit do të mbahen më 19 maj, ku të drejtë vote kanë mbi 58 mijë qytetarë.

loading...