Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kapen mat 2 persona në Pogradec, ja çfarë iu gjetën

Dy persona janë arrestuar në Pogradec për shkak se iu është gjetur një armë pa leje.

loading...

Rekomandojme

A.P, 37 vjeç dhe J.P, 25 vjeç, banues në fshatin Buçimas, (të dy me precedent të mëparshëm penal, në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe armëmbajtjes pa leje) ranë në prangat e policisë.

Pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale hetimi, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip automatik, si dhe tre krëhëra me 34 copë fishekë luftarak, të cilat i posedonin pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit” kryer në bashkëpunim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Comments are closed.