Elbasan/ Militanti me shishe birre në dorë i vë flakën gomave

Kliko per me shume info

Militantët e PD ka vijuar protestën e tyre në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.

Ata kanë nisur fillimisht me disa tymuese dhe më pas i kanë vënë flakën disa gomave.

Kliko per me shume info

Bashkë me protestuesit janë bashkuar edhe shumë fermerë të cilët kanë shprehur të gjithë pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes Rama që sipas tyre po i varëfëron nga dita në ditë.


“Këta bëjnë vetëm propagandë duke ndryshuar emra e inistucioneve, gjasme i shkrijnë, ndërsa edhe ato pak fonde që janë nuk shkojnë kurrë te femeri. Gjasme po bëjnë reforma, por kjo është thjesht për ta ndarë Shqipërinë sipas tepsisë që do kryeministri. Ne e shikojmë se si ndahen investimet, dhe ato nuk ndahen në funksion të ekonomisë.

Babëzia e kësa qeveria dhe propagandës së saj është e patolerueshme, por ne nuk jemi në epokën e guri kur nuk kuptojmë”, tha protestuesi.

loading...