Rrëshqitje masive në plazh, dhjetëra rrezikuan jetën

Soft

Një turmë njerëzish u tremben pasi dy shkëmbinj të një mase tepër të madhe u rrëzuan këtë fundjavë Pashkësh në plazhin Sidmouth në Devon.

Reja e pluhurit u ngrit në ajër teksa pushuesit jo të paktë në numër vështronin këtë ngjarje që rrezikoi jetën e tyre.

Në një kohë sezoni pushimesh, kjo zonë do të ishte e mbipopulluar dhe rreziku do të ishte ende më i madh për mijëra pushues.

Kjo ngjarje e kësaj të shtune u shoqërua nga një tjetër në plazhin Lindor të Sindmouth-it ku shkëmbinjtë që ranë bllokuan hyrjen e një shpelle./top channel

ME TE LEXUARAT