Përgjimi i kunatës që zbuloi implikimin e Klement Calës në vjedhjen e milionave në Rinas

Kliko per me shume info

Një gjurmë gishti në pjesën e brendshme të furgonit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” ishte “thembra e Akilit” që ndihmoi policinë në zbulimin e grupit të grabitësve që vodhën miliona euro nga pista e avionëve mesditën e 9 prillit.

Me këtë provë shkencore në duar, policia shkoi tek emri i Alkond Bengasit, i skeduar më herët për trafik narkorikësh. Ai u vu në pranga mbrëmjen e 20 prillit në Elbasan dhe menjëherë sapo u përball me faktet pranoi të bashkëpunojë me uniformat blu.

Kliko per me shume info

Bengasi deklaroi se ishte personi që kishte modifikuar furgonët që u përdoren në grabitjen spektakolare në Rinas.

“Pesë muaj më parë u punësova në servisin që Eldi Cala kishte marrë me qira. Klement Cala dhe i vëllai Eldi më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë, për të marrë një furgon. Kemi shkuar te tre dhe jemi ulur në një lokal. Aty na prisnin tre persona. Njeri u prezantua si Admir Murataj ose Adi Tropojani. Dy të tjerë ishin nga Kosova, njërin e thërrisnin “Daja”, ndërsa tjetrin “Tani”. Pasi hëngrëm drekë morëm furgonat, të cilët më pas i modifikova. Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje”.

Mes te tjerash, para grupit hetimor Bengasi tha se me furgonin e modifikuar kushërinjte e tij kanë bërë rreth 2 muaj prova për të testuar nëse mund të rezistonte në tërheqjen e betoneve dhe shkallmimin e dyerve.

Mbi bazën e kësaj dëshmie, policia shqiptare po bashkëpunon me atë kosovare për identifikimin dhe arrestimin e 2 personave, të përmendur nga Bengasi si “Daja” dhe “Tani” të cilët dyshohen të përfshirë në grabitjen e 9 prillit, edhe pse mbetet i paqartë roli i tyre.

Burimet pranë grupit hetimor thanë se Bengasi, kushëri me Klement Calës, iu dha emrat e 9 personave të përfshirë në krim, por asnjë detaj lidhur me shumën e parave.

Këtë të mërkurë u përballën me gjykatën tre të dyshuarit e tjerë, Oltion Veseli, Saimir Çela dhe Renaldo Sula, djali i hallës së Klement Calës, ndaj të cilëve u caktua masa e “arrestit me burg”, ndonëse të tre mohuan të jepnin shpjegime lidhur me ngjarjen. Veseli dyshohet të jetë një prej personave të armatosur që hyri brenda pistës, ndërsa dy të tjerët hetohen si bashkëpunëtorë kryesorë të grupit të dhunshëm.

Nën hetim është edhe një femër 31-vjeçare, e cila dyshohet të ketë djegur furgonin e tretë në afërsi të Bathores, me qëllim shpërqëndrimin e vëmendjes së policisë.

Krahas të tjerash, një detaj që bie në sy në dosjen e prokurorisë është edhe një telefonatë e përgjuar mes kunatës së Klement Calës dhe një pjesëtareje tjetër të familjes, pas ngjarjes në Rinas, shprehnin shqetësim se i vrarë mund të kishte mbetur i afërmi i tyre. Në fakt i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti Admir Murataj, por identifikimi i tij u bë i mundur disa orë më vonë./balkanweb

loading...