Opozita ndryshon strategji/ Nga nesër nis bllokimi i rrugëve në gjithë vendin

Aktualitet

Opozita kishte paralajmëruar se vetëm më 11 maj do të rikthehej me protestë kombëtare në Tiranë.

Por ky plan duket se është lënë mënjanë dhe pak orë pasi skadoi afati për regjistrim në zgjedhjet lokale, partitë opozitare kanë vendosur të ndryshojnë strategji duke bllokuar akse rrugore në pjesë të ndryshme të vendit.

Burime nga Partia Demokratike bënë të ditur sot se të enjten e nesërme në orën 18.00, për rreth një orë do të bllokojë 5 akse rrugore kombëtare.

Në Elbasan, qarkullimi në rrethrrotullimin Bradashesh do të paralizohet, ndërsa në Durrës do të bllokohet autostrada Plepa-Kavajë. Edhe autostrada e Milotit për rreth një orë do të bllokohet nga militantët e opozitës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të njëjtën orë kalimi në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier dhe atë të Shqiponjës në Tiranë gjithashtu do të paralizohet.

Përmes kësaj forme të mosbindjes civile të përdorur edhe më parë, opozita synon të forcojë mesazhin se aksioni i saj do të përshkallëzohet nëse kushti i saj për qeveri tranzitore dhe zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër nuk plotësohet.

Gjithsesi, nëse së fundi protestat sa herë ka seancë plenare nuk po zhvilloheshin rregullisht si në shkurt e mars, të enjten e nesërme, paraditja do ta gjejë Parlamentin të rrethuar nga të rinjtë opozitarë.

Burimet nga PD bënë të ditur se bllokimi i rrugëve do t’i paraprijë protesta simbolike e të rinjve të FRPD-së e cila rikthehet tek Parlamenti në të njëjtën orë me seancën plenare.

AKSET QË DO BLLOKOHEN

1- Elbasan (Rreth rrotullimit Bradashesh). 2- Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë). 3- Milot (Karburanti në Autostradë). 4- Fier (Rreth rrotullimi i Sheqit). 5- Tiranë (Rreth rrotullimi Shqiponjës)

SHPËRNDARJA E ISH DEPUTETEVË

Tiranë – Rrethrrotullimi Shqiponja

Aldo Bumçi Albana Vokshi Halim Kosova Gent Strazimri Klevis Balliu Agron Shehaj Grida Duma Jorida Tabaku Genc Pollo Dhurata Çupi Valentina Duka Astrit Veliaj Isuf Çela Fatbardha Kadiu

Durrës-Autostrada Plepa-Kavajë

Edi Paloka Oerd Bylykbashi Orjola Pampuri Florion Mima

Elbasan-Rreth rrotullimit Bradashesh

Edmond Spaho Endri Hasa Luçiano Boçi Ervin Salianji Hekuran Hoxhalli

Fier- Rreth rrotullimi i Sheqit

Enkelejd Alibeaj Nada Meçorapaj Tritan Shehu

Milot-Karburanti në Autostradë

Flamur Noka Lorenc Luka Bardh Spahia Izmira Ulqinaku Romeo Gurakuqi Xhemal Gjunkshi Lindita Metaliaj Andon Frrokaj

ME TE LEXUARAT