Njohja me Admir Murataj, kush është ish-efektivja e Policisë në kërkim për grabitjen

Aktualitet

Edlira Bici, ish-efektive policie është shpallur në kërkim në orët e fundit lidhur mbi grabitjen e ndodhur në Rinas më 9 prill.

Bici dyshohet se i ka vënë zjarrin furgonit të tretë që u gjend në Bathore i djegur, pasi u braktis nga grabitësit.
Deri në vitin 2015, 31 vjeçarja ka punuar në Komisariatin e Policisë në Kombinat, më pas është transferuar në Komisariatin e Vlorës

Bici u lirua nga detyra pas grabitjes së blindave në Rinas në vitin 2017 ku dyshohet se ishte bashkëpunëtore.

Por që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Prokurorisë, Bici dyshohet se ka pasur njohje me Admir Murataj, që thuhet se mbeti i vrarë pas grabitjes dhe konsiderohet si koka e grupit.

ME TE LEXUARAT