Ndjekësja e quan “të pastrehë” Aurelën, ja si ia kthen ajo

Showbiz

Veshja e këngëtares Aurela Gaçe ka ngjallur mjaft pakënaqësi dhe kritika në mesin e ndjekësve të saj.

Në foton e publikuar së fundi, ku këngëtarja nga Vlora shfaqet e veshur me një xhaketë të gjatë xhins, xhinse dhe kapele ngjyrë gri metalike, ka pasur mjaft kritika të drejtpërdrejta për Aurelën, e cila ka vendosur t’u përgjigjet një për një.

Dikush shprehet se Aurela ka kombinuar kapelen me pllakat ndërsa një tjetër shkruan “dukesh si dollapi im kur bëhet rrëmujë”.

Por Aurela ua mbyll gojën me një “më lumtë”, duke treguar se është e lirë të veshë ç’të dojë dhe nuk pyet njeri për këtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sinqerisht mendimi i parë që më erdhi ndërmend ishte që po shikoja një foto me një person të pastrehë. Thjesht nuk është për ty e dashur”, komenton një ndjekëse.

Por Aurela nuk e lë me kaq pasi ia kthen menjëherë përgjigjen:

“Bobbo bbobo rrofsh. Herë tjetër do të ta marr dorën, mirë? Rrofsh”.

E pra, para se të kritikoni Aurelën për veshjen, bëni mirë të mendoheni dy herë.

ME TE LEXUARAT