“Microsoft Licensing Solution” vjen në Shqipëri përmes partnerit zyrtar

Kliko per me shume info


Tirane, prill 2019 – Comtrade System Integration Adriatic njoftoi sot se ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Microsoft për t’u bërë Microsoft Licensing Solution Provider (LSP) në Shqipëri.
Kompania është kualifikuar për këtë status bazuar në risitë e deritanishme, burimet inxhinierike dhe përsosmërinë e biznesit në ofrimin e Microsoft Cloud solutions në rajonin e Adriatikut.

Comtrade System Integration Adriatic tani mban statusin LSP në Slloveni, Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë.

Kliko per me shume info

Comtrade System Integration Adriatic tani mund t’u ofrojë klientëve të tyre në Shqipëri, një portofol të plotë shërbimesh të bazuara në Microsoft cloud. Përveç kësaj, Comtrade System Integration Adriatic ka krijuar Adriatic Microsoft Competence Center që do të promovojë praktikat më të mira dhe do të sigurojë njohuri për klientët sesi të marrin maksimumin nga Microsoft Solutions në fushën e
mësimit mekanik, LQ-së, analizës parashikuese dhe në vendet digjitale të punës.

E ardhmja e biznesit qëndron në përvetësimin dhe përdorimin e teknologjive digjitale. Skuadrat tona të profesionistëve të certifikuar nga Microsoft, punojnë me partnerë dhe klientë në të gjithë globin për të sjellë risitë më të reja në fushat e Cloud, analizave të të dhënave në sasi të mëdha (big data), sigurisë, mjedisit hibrid në Cloud, mjeteve të bashkëpunimit të biznesit dhe teknologjive të tjera të Microsoft.

Ky status është një hap kyç në misionin tonë për të fuqizuar bizneset në rajon që të bashkëpunojnë më mirë, të ofrojnë shërbime më të mira për klientët dhe të rrokin mundësi të reja duke aplikuar teknologjinë Microsoft Cloud për transformimin digjital.

Microsoft është dhe gjithmonë do të jetë një organizatë e bazuar në ekosistemin e partnerëve të klasit botëror. Garantimi i mbështetjes nga një rrjet ekspertësh që ofrojnë zgjidhjet që ndihmojnë klientët tanë të përparojnë në digjitalizimin e biznesit, është një prioritet strategjik në të cilin jemi përkushtuar
thellësisht”, tha Sokol Vladi, Country Manager, Microsoft Albania.

Comtrade System Integration Adriatic ka ngritur një ekip të përkushtuar profesionistësh që do të përqendrohen në sjelljen e përvojave të reja të biznesit për klientët në Shqipëri në fusha si Shërbimet Bankare, Sigurimi, Telekomunikacioni, Shëndetësia, Energjia dhe Shërbimet Bashkiake, si dhe Sektori Publik. Një ekip ekspertësh të Microsoft nga i gjithë rajoni i Adriatikut është gati të mbështesë
operacionin e ri.

loading...