Luftëtarët të ISIS? 52 shqiptarë ende në Irak dhe Siri

Aktualitet

52 është numri i shqiptarëve të cilët ndodhen në zonat e luftës në Irak dhe Siri. Shifrat janë bërë të ditura gjatë takimit rajonal kundër ekstremizmit të dhunshëm, nga përfaqësuesi për Shqipërinë, Agron Sojati.

Gjatë takimit është diskutuar dhe rasti i Kosovës, ku pak ditë më parë u rikthyen nga këto zona, 110 qytetarë.

30 gra, 16 fëmijë, dhe 6 persona në moshë madhore, është numri i shqiptarëve të cilët ndodhen aktualisht në zonat e luftës, në Siri dhe Irak.

Shifrat janë bërë të ditura nga anëtari i rrjetit rajonal të koordinatorëve kundër ekstremizmit të dhunshëm, Agron Sojati.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne kemi gjithmonë referenca sepse inventarët bëhen mbi personat që prekin territorin shqiptar në kufi por ta paktën kemi rreth 30 gra, 16 fëmijë dhe 6 persona të vjetër. Për numrin e burrave ka një raport tjetër të cilin ne presim ta komunikojmë me autoritetet respektive atje ku janë”,  është shprehur Sojati.

Në këtë takim pjesëmarrës ishte dhe përfaqësuesi i Kosovës, Fatos Makolli, i cili trajtoi rastin e rikthimit të 110 qytetarëve të rikthyer nga zonat e luftës.

Mes të kthyerve, sipas Makollit, janë 74 fëmijë, 32 gra dhe 4 burra të cilët kanë luftuar në këto zona.

“Nga zona e konfliktit në Siri janë kthyer në Kosovë 110 shtetas kosovarë, prej tyre katër luftëtarë të huaj, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu fëmijët prindërit e të cilëve kanë vdekur në zonat e konfliktit”, deklaroi Makolli.

 Në takimin e rajonal të rrjetit të koordinatorëve, përveç Shqipërisë dhe Kosovës, morën pjesë dhe përfaqësues nga Bosnje Hercegovina, Mali i zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

ME TE LEXUARAT